Thaci: Hapja e rasteve te Hages destabizojne Maqedonine
Albeu.com
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, tha se hapja e rasteve të Hagës do të destabilizonte Maqedoninë. Sipas tij edhe Bashkësia ndërkombëtare është e shqetësuar lidhur me zhvillimet në Maqedoni për shkak të bllokimit të ...... procesit integrues që mund të rrezikojë integrimin e vendit. Për të gjitha këto zhvillime Thaçi akuzoi qeverinë aktuale e në veçanti BDI-në e cila sipas tij nuk është në gjendje që të zgjidhë kërkesat e shqiptarëve.
“Largimi sa më i shpejtë nga skena politike e këtij grupi të hipotekuar e të inkriminuar do të hapë rrugën e vërtetë të realizimit të qëllimeve politike të shqiptarëve. Definitivisht duhet të jap qëndrimin e partisë sonë. Prekja, ngacmimi i rasteve të Hagës mund të jetë burim i një destabilizimi të ardhshëm të Maqedonisë. Prekja, ngacmimi i rasteve të Hagës mundë të jetë burim i një destabilizimi të ardhshëm të Maqedonisë. Çuditërisht kur i flas unë këto qëndrime reagimet janë shumë të ashpra, por ju thërras që të ndiqni deklaratën e Bashkësisë Ndërkombëtare, sidomos brifingun e djeshëm në selinë e NATO-s, në Bruksel, ku porosia është shumë e drejtë, kërkohet prej Maqedonisë ta debllokojë procesin integrues dhe ta rrifillojë dialogun e vërtetë nëse do ta ruajë integritetin dhe kufijtë e saj", tha Menduh Thaci, kryetar i PDSH-së. (alsat-m)
Shtuar më 23/07/2010, ora 20:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori