Thaci: GJND vulosi pavaresine
Albeu.com
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se vendimi i GJND-së e ka vulosur pavarësinë e Kosovës dhe vullnetin e popullit të saj. I pari i Qeverisë opinionin e GJND-së për Kosovën e ka vlerësuar si fitore të madhe për Kosovën, dhe ka ...... thënë se ky vendim hap rrugë të reja drejt zhvillimit tek të gjitha vendet e tjera të botës.
“Vendimi i GJND-së e ka përshpejtuar anëtarësimin dhe integrimin e Kosovës në OKB, BE dhe NATO, po ashtu ka përshpejtuar procesin e liberalizimit të vizave”- tha Thaçi në Kuvend.

Sipas kryeministrit Thaçi pas vendimi të GJND-së pavarësisë së mbikëqyrur po i vjen fundi i suksesshëm. Gjatë fjalimit në seancën e Kuvendit të Kosovës, Thaçi ka ftuar të gjitha vendet e Kosovës që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë.
Shtuar më 26/07/2010, ora 16:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori