Thaci: Fundi i pavaresise se mbikeqyrur
Albeu.com
Pas një vizite disaditëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, sot rreth mesditës u kthyer në Prishtinë. Në Aeroportin e Sllatinës, ai u tha gazetarëve se “pavarësisë së mbikëqyrur i ka ardhur fundi.”Pas kthimit nga vizita disaditëshe në SHBA, kryeministri ka deklaruar se ka marrë besimin e liderëve amerikanë se Kosova po shkon drejt fundit të mbikëqyrjes së pavarësisë. “Diplomatë amerikanë, po ashtu më kanë konfirmuar se Serbia e ka zbutur qëndrimin karshi Kosovës”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se pas vendimit të GJND-së, pavarësia do të njihet nga shtete të tjera.
Kryeministri gjatë qëndrimit në SHBA, është takuar me nënpresidentin amerikan, Joe Biden, me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, përfaqësues të Bankës Botërore e të FMN-së, dhe mbajti një ligjëratë në Instittutin amerikan të Paqes, me temën “Ndërtimi i së ardhmes euroatlantike për Kosovën: Mundësitë dhe sfidat”.
Shtuar më 25/07/2010, ora 14:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori