Thaci e Feith pajtohen per luften kunder korrupsionit
Albeu.com
Kryeministri Hashim Thaçi dhe shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë (ICO), Pieter Feith, kanë ritheksuar përkushtimin e tyre për të vazhduar bashkërisht angazhimet institucionale për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe ...... për të plotësuar kriteret për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euro-atlantike, njofton Kosovapress.

Këto deklarata janë dhënë të hënën pas një takimi që ka zhvilluar kryeministri Thaçi me shefin e ICO-së, ku edhe janë diskutuar zhvillimet aktuale politike në Kosovë. Përmes një kumtese për media bëhet e ditur se kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për qeverisje të mirë dhe efektive dhe për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Duke vlerësuar lartë bashkëpunimin me ICO-në dhe me EULEX-in, Thaçi theksoi se partneriteti me bashkësinë ndërkombëtare vetëm sa do të thellohet, në funksion të përmbushjes së të gjitha kritereve për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euro-atlantike.

Nga ana e tij, shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë (ICO), Pieter Feith ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me qeverinë dhe të gjitha institucionet kosovare.

Ai ka vlerësuar se në këtë frymë të punës së përbashkët, Republika e Kosovës do arrijë t’i përmbushë të gjitha sfidat që dalin para saj, në rrugën e zhvillimit dhe integrimit. (kosovapress/albeu)
Shtuar më 31/05/2010, ora 15:24
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori