Thaçi denoncon ish-drejtuesit e shërbimit sekret
Albeu.com
Kryetari i PDSH-se, Menduh Thaçi denoncoi sot para Parlamentit ish-strukturat e Sigurimit Shtetëror të Qeverisë kaluar të Maqedonisë për ndjekjen e tij dhe aktiviteteve politike.Kryetari i PDSH-së ka paraqitur një dokument ku ish-shefi i Drejtorisë së Sigurimit Shtetëror, Zoran Verushevski ka urdhëruar hapjen e Dosjes me numër 164 për të ndjekur Menduh Thaçin, për shkak siç thuhet politikës së tij ekstremiste, nacionaliste dhe separatiste. Siç thuhet më tej, kryetari aktual i PDSH-së paraqet rrezik për shkëputjen e vendit dhe bashkangjitje me Shqipërinë.
“Me këtë urdhërersë janë ndjekur të gjitha hyrje-daljet e mija për Shqipëri dhe Kosovë. Në këtë kohë ministër i brendshëm ka qenë Hari Kostov, ndërsa shef i Sigurimit Shtetëror Mile Zeçeviç“, theksoi kryetari i PDSH-së.
Sipas tij, dokumenti përmban një dosje prej 3800 faqesh dhe se ka qenë e hapur deri në prill të vitit 2007. Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi kërkoi nga ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska përgjegjësi dhe ngritje të një komisioni të posaçëm anketues për zbardhjen e këtij rasti dhe të ndjekjes policore. (ina)
Shtuar më 27/03/2008, ora 21:24
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori