Thaçi del pas gjashtë orësh pyetje në Hagë: Do të rikthehem sërish!
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u paraqit sot në Hagë për t`u marrë në pyetje me ftesë të Prokurorit të Specializuar.

Që prej orës 13:00, ai po merrej në pyetje, ndërsa raportohet se sapo ka përfunduar seanca. Pas thuajse gjashtë orësh, ai dha një prononcim të shkurtër për mediat.

“U mora në pyetje nga dy prokurorë. Sot dëgjova bisedën juridike mes avokatit dhe prokurorëve. Nesër do të rikthehem sërish, për të vazhduar këtë proces”, ishin fjalët e para të Thaçit.

Më 29 qershor, Thaçi deklaroi se nëse konfirmohet aktakuza e Prokurorit të Specializuar kundër tij, atëherë ai do të japë menjëherë dorëheqjen nga posti që ka.
Shtuar më 13/07/2020, ora 19:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori