Thaci: Asgje e vertete rreth kontrollit ne aeroport
Albeu.com
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka cilësuar të suksesshme vizitën e tij në Turqi. Ai theksoi se ka marrë mbështetjen nga autoritetet më të larta turke se do ta ndihmojnë Kosovën në procesin e njohjeve.Thaçi theksoi se Ankaraja zyrtare ka premtuar mbështetje të fuqishme dhe për Universitetin e ri të Prizrenit.

I pyetur lidhur me incidentin e raportuar në media rreth një kontrolli të imtësishëm ndaj tij në aeroportin e Prishtinës, para udhëtimit për në Turqi, kryeministri Thaçi tha se “nuk ka asgjë të vërtetë në ato informata”, ka raportuar REL.

Deklaratat e kryeministrit të Kosovës u bënë në mbrëmjen e sotme, gjatë një konference shtypi në Aeroportin e Prishtinës, pas kthimit nga Turqia.
Shtuar më 22/05/2010, ora 22:14
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori