Thaci arsyeton vendimin e tij rreth vizites se Tadic
Albeu.com
Kryeministri Hashim Thaçi, pas kthimit nga vizita zyrtare në Slloveni, është shprehur i bindur se ka vepruar drejt kur ka lejuar presidentin e Serbisë Boris Tadiq të hyjë në Kosovë.“Ky ka qenë vendim me interes shtetëror të një vendi sovran dhe të pavarur...Unë nuk kam deficit patriotik në jetën time. Vendimet i marrë në përputhshmëri me interesat e shtetit dhe të ardhmes euroatlantike të vendit dhe popullit tim....Nuk marr marrë vendime duke u bazuar në kalkulime të çastit personale, apo të ngushta..,Unë kam luftuar kundër Serbisë, për ta larguar atë nga Kosova. Serbia është larguar nga Kosova...Kam luftuar për të ndërtua shtet demokratik dhe modern dhe jo shtet të së kaluarës”, tha kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ndërsa i pyetur nga gazetarët a do ta vizitojë ai Luginën e Preshevës si kryeministër i Kosovës, si kundër përgjigje ndaj vizitës së Tadiqit, Thaçi u shpreh: ‘
“Unë e kam vizituar Preshevën edhe më herët, kur është dashur që të vizitohet”, shtoi kryeministri Hashim Thaçi.
Qeveria e Kosovës është kritikuar ashpër nga opozita dhe shoqëria civile për lejen që i dha Presidenti serb që të vizitojë Manastirin e Deçanit. Madje, Tadiq gjatë kësaj vizite nuk përfilli thirrjen e Prishtinës zyrtare që të mos bëj deklarata politike dhe e quajti Kosovën pjesë të Serbisë. (alsat)
Shtuar më 19/04/2009, ora 05:55
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori