Thaci: 5 vendet e BE-se ne menyre jokorrekte po bllokojne Kosoven
Albeu.com
Pesë vendet evropiane, që refuzojnë ta njohin Kosovën, po veprojnë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe në mënyrë jo të drejtë po e bllokojnë shtetin më të ri në rrugën e tij e prosperitetit, tha kryeministri i ...... Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën për të përditshmen londineze “Times”.

“Refuzimi i tyre ta bëjnë këtë pas vendimit të gjykatës në Hagë është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe padrejtësisht e pengon Kosovën të arrijë prosperitetin”, i ka thënë kryeministri Thaçi gazetës “Times”.

“Pres qëndrim unik të BE-së kundruall Kosovës. Spanja, Greqia dhe vendet e tjera që nuk na kanë njohur më parë na kanë thënë se po presin qëndrimin e GJND-së dhe ai tani është fare i qartë”, është shprehur Thaçi, duke shtuar “se nuk mund të pres nga Serbia ta njohë Kosovën para se këtë ta bëjnë Spanja dhe Greqia”.

“Times” shkruan se këtë thirrje të kryeministrit të Kosovës e ka mbështetur edhe ministri britanik i Punëve të jashtme, William Hague, i cili shmangien e shpërthimit të ndonjë krize në Ballkan e ka shpallur si një prej prioriteteve të tij, thekson BBC.
Shtuar më 28/07/2010, ora 12:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori