Thaçi kundërshton propozimin për beneficione të deputetëve
Albeu.com
Ende pa marrë formë zyrtare propozimi i Kryesisë së Kuvendit për beneficione shtesë për deputetët e Kuvendit të Kosovës, qeveria reagon duke e cilësuar këtë masë si të papërballueshme për Buxhetin e Kosovës.Propozimin që deputetët të kenë vetura zyrtare deri në 6 mijë euro, shtesa për karburante dhe zyra, Kryeministri i Republikës së Kosovës e vlerëson se të papërballueshëm për buxhetin e kufizuar të shtetit më të varfër në rajon.
Kryeministri premtoi se shumë shpejtë harmonizimi i pagave në insituticione do të rregullohet me ligj. Ai theksoi se propozimi i Kryesisë së kuvendit nuk është propozim i vetëm partive në koalicion, pjesë e së cilës është ai, por i kryesisë ku janë të përfshira partitë parlamentare. (rtk)
Shtuar më 07/10/2008, ora 16:22
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori