Thaçi ia dorëzoi vendimin Mujotës
Albeu.com
Kryeministri Hashim Thaçi ka pritur të martën në takim Fehmi Mujotën, ministër i sapoemëruar për Forcën e Sigurisë, të cilit i ka dorëzuar vendimin për emërimin e tij në krye të Ministrisë së Forcës së Sigurisë.
Kryeministri në këtë rast ka përgëzuar ministrin Mujota për emërimin e tij në këtë post dhe i ka uruar atij sukses në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve që përcakton Kushtetuta dhe Ligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kryeministri ka vlerësuar se Fehmi Mujota, me angazhimin e tij të deritashëm ka dëshmuar përkushtimin dhe përgjegjësinë e lartë në avancimin e proceseve politike në Kosovë. Ky fakt na bënë të besojmë, se emërimi i tij në krye të Ministrisë për Forcën e Sigurisë, do të kontribuojë në suksesin e ndërtimit të strukturave të sigurisë në Kosovë, ka theksuar kryeministri Hashim Thaçi.

Ministri Mujota ka shprehur falënderimin e tij për besimin e dhënë dhe ka shprehur përkushtimin e tij për angazhim dhe përgjegjësi të plotë në pozitën e ministrit për Forcën e Sigurisë.

Emërimi i ministrit të Forcës së Sigurisë kompleton kapacitetet e qeverisjes dhe do të përshpejtojë ndërtimin dhe strukturimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Shtuar më 05/08/2008, ora 18:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori