Thaçi e Feith diskutojnë shtrirjen e EULEX-it në tërë territorin e Kosovë
Albeu.com
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith, në takimin e rregullt të radhës, ...Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith, në takimin e rregullt të radhës, kanë diskutuar zhvillimet aktuale në vend dhe shtrirjen e EULEX-it në tërë territorin e Kosovës. Në takim kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala.
Kryeministri Hashim Thaçi dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për Kosovën, Pieter Feith kanë diskutuar po ashtu për bashkëpunimin Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Zyrës Civile Ndërkombëtare, posaçërisht në fushën e proceseve të zhvillimit ekonomik.
Një temë tjetër e takimit ka qenë çështja e veprimeve dhe e progresit të shtrirjes së EULEX- it në Kosovës. Të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar për nivelin e mirë të bashkëpunimit midis institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, njofton Zyra për informim pranë Kryeministrit.
Shtuar më 01/10/2008, ora 18:51
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori