Thaçi dhe Ren, marrëveshje ekonomike prej 122 milion euro
Albeu.com
Qeveria e Kosovës dhe KE nënshkruan në Prishtinë Marrëveshjen për mbështetje ekonomike të para anëtarësimit, në vlerë prej 122 milion euro, marrëveshje që do ta ndihmojë Kosovën për zhvillim ekonomik, sundimin e ligjit dhe zhvillimin e një shoqërie stabile dhe paqësore.Marrëveshja u nënshkrua nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oli Rehn, në prani edhe të ambasadorëve dhe shefave të Oli Rehn, Komisionar i BE-së për Zgjerim, deklaroi: "Kam ardhur në Kosovë për të dëshmuar se sa Bashkimi Evropian kujdeset për të ardhmen evropiane të Kosovës. Me mbi 120 milion BE synon që ta ndihmojë Kosovën për ta zhvilluar një shoqëri stabile, paqësore dhe multietnike të bazuar në sundimin e ligjit për të forcuar institucionet e veta dhe për të bërë progres në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror i cili është shumë i nevojshëm për Kosovën". Ndërsa, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi se kjo ndihmë është e mirëseardhur para se gjithash për forcimin e institucioneve e para se gjithash për forcimin e ekonomisë vendore. "Instrumenti i asistencës së para anëtarësimit i mundëson Kosovës si kandidat i mundshëm për anëtarësim në BE , ndihmë në forcimin e institucioneve demokratike , sundim të ligjit, reformimit të administratës publike, promovimin e të drejtave të njeriut dhe fushave që kemi si institucione dhe përkushtimeve të përbashkëta me të gjithë ndërkombëtarët", deklaroi Thaçi. Ndërsa, Pieter Faith, Shef i Zyrës Civile Ndërkombëtare, nënvizoi: "Me nënshkrimin sotëm të programit vjetor, Kosova ka tani mete të nevojshme dhe përkrahjen e nevojshme që të përparoj në shtegun e saj drejt përparimit me bashkimin evropian. Asistencat teknike dhe përkrahja financiare do të ndihmojnë që të sjellin një reformë të domosdoshme në sektor të ndryshëm të qeverisjes dhe ekonomisë". Qeveria e Kosovës ka njoftuar se 56 për qind e mjeteve do të jenë në shërbim të çështjeve ekonomike , 26 për qind për përmbushjen e kritereve politike të Kosovës, 9 për qind për shërbime mbështetëse dhe 8 për qind për harmonizimin e ligjeve. Shaip Mustafi, alsat-k
Shtuar më 09/10/2008, ora 21:07
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori