Thaçi-Ahmeti: Çështja e demarkacionit të definohet
Albeu.com
Sot në Prishtinë u realizua takim në mes kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti dhe kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, njofton shërbimi për informim i BDI-së.Kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari i BDI-së, Ahmeti biseduan për situatën politike në dy vendet, sfidat për të ardhmen me theks të veçant për procesin e pavarësisë së Kosovës. Temë e takimit gjithashtu ishte edhe çështja e demarkacionit të kufirit. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se kjo çështje është teknike dhe duhet të definohet në mes Prishtinës dhe Shkupit me ndërmjetësim të NATO-s. Kryeministri Thaçi në fjalimin e tij tha se Kosova është e gatshme për pavarësinë. “Kemi përgatitur kushtetutën, simbolet shtetërore dhe të gjitha atributet tjera që karakterizojnë një shtet. Jemi edhe më të përgatitur se disa vende që u ndanë nga ish Jugosllavia dhe që në atë kohë u pavarësuan. Jemi në bashkëpunim të plotë me të gjitha subjektet politike rreth procesit të pavarësisë së Kosovës dhe ndërtimit të institucionet demokratike” Tha Thaçi.Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti falënderoi Kryemministrin Thaçi për pritjen vëllazërore dhe uroi për zgejdhjen në pozicionin e Kryeministrit të Kosovës në këto momente shumë ët rëndësishme për shqiptarët dhe Kosovën. (INA)
Shtuar më 04/02/2008, ora 23:32
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori