Tha se spitali covid-4 është gati, NATO nxjerr bllof Ramën
"Spitalet Covid 3 dhe 4 janë Gati! Gati së bashku me personelin mjekësor!"

Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama me bindje, duke siguruar shqiptarët se shteti ka marrë masat nëse kemi një përkeqësim të situatës së COVID-19 në vend.

Por si duket shteti shqiptar ka harruar t'a informojë NATO-n mbi këto zhvillime, pasi në shkrimet e dedikuara dhurimit të 60 ventilatorëve për pacientët shqiptar, shkruhet se do të shërbejnë për Infektivin, Shefqet Ndroqin dhe për Covid 3.

Por për spitalin e fundit, i cili sipas Ramës është gati, NATO shkruan se është ende në ndërtim dhe do të bëhet gati për të trajtuar pacientët e infektuar.

"Ventilatorët do të shërbejnë për pacientët në nevojë urgjente në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe në Spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë, si dhe në Spitalin COVID 3, i cili aktualisht po përfundon ndërtimin", shkruhet në njoftimin e NATO. /albeu.com/

Shtuar më 20/10/2020, ora 16:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori