Tha se Rama dhe Berisha mbështeten nga rusët, ambasada ruse i përgjigjet Ngjelës
Avokati Spartak Ngjela, vetëm pak ditë më parë në një postim të tij në Facebook, shkruante se Rusia ka një ndikim të madh në Shqipëri.

“Ky kryeministër nga frika e ndëshkimit kërkon të kthejë shqiptarët në kulturën osmane sipas kokëtrashësisë të një presidenti turk që pret të vdesë në ndonjë çmendinë, se andej ka dalë. Kurse, Rama, i bashkuar edhe me Berishën, që të dy po presin edhe nga ndihma ruse”, shkruante ndër të tjera Ngjela.

Por sot Ambasada RuseShqipëri në një postim në faqen zyrtare në Facebook, shkruan se të tilla konkluzione nxirren pa asnjë bazë të besueshme.

“Në këtë kuadër, nuk mund të mos kujtohet edhe historia magjepsëse e treguar më parë nga zoti Ngjela për “400 oficerë rusë” që, sipas tij, ishin futur në Shqipëri në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2017-s për të organizuar trazira. Po meqë ra fjala, ku janë zhdukur këta “oficerë”? Po presim me padurim, zoti Ngjela, detaje të reja nga ju!”, shkruhet në përgjigjen e Ambasadës Rusë në Shqipëri.

Postimi i Ambasadës Ruse

Kemi lexuar kryeveprën e radhës, që pretendon të quhet analizë, nga Spartak Ngjela, në të cilën mbi Rusinë hidhet përgjegjësia e destabilizimit të situatës politike në Shqipëri. Të tilla konkluzione që nxirren pa asnjë bazë të besueshme ngjallin dyshime serioze për kompetencën dhe nivelin intelektual të autorit. Në këtë kuadër, nuk mund të mos kujtohet edhe historia magjepsëse e treguar më parë nga zoti Ngjela për “400 oficerë rusë” që, sipas tij, ishin futur në Shqipëri në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2017-s për të organizuar trazira. Po meqë ra fjala, ku janë zhdukur këta “oficerë”? Po presim me padurim, zoti Ngjela, detaje të reja nga ju! /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2018, ora 18:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori