Tha se Boris Johnson e meriton atë që i ndodhi, kërkon falje kryebashkiakja
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson po lufton me jetën në terapinë intensive për shkak të virusit COVID-19.

Për kryetaren e Bashkisë së Derbyshire kjo fatkeqësi që i ka rënë Johonson është e gjitha e merituar.

“Më falni, por ai e meriton plotësisht këtë dhe është një ndër kryeministrat më të këqij që kemi pasur ndonjëherë”, ka shkruar Sheila Oakes në një koment në “Facebook”.

Pas kritikave të shumta, kryetarja kërkoi falje dhe pranoi që komenti i saj ishte një gabim.

Shtuar më 08/04/2020, ora 15:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori