Ulja e dënimit për
Dritan Dajtin ka sjellë reagime të forta në opinionin publik.
Kujtojmë se Dajti është autor i vrasjes së 4 policëve në plazhin Iliria në vitin 2009 në Durrës, Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Freskaj dhe Sajmir Duçkollari.
Ngjarja ndodhi kur Forcat Operacionale shkuan të arrestonin
Dritan Dajtin, i cili asokohe ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, burgut të përjetshëm.
Së fundmi
Dajtit i është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar çka do të thotë se ai do të dënohet me vetëm 25 vite burg.
Në lidhje me këtë çështje një komentues i ka shkruar kryeministrit në Facebook, duke i kujtuar çështjen dhe duke i thënë se kjo nuk është drejtësi.
“Të fala
Dritan Dajtit! Hahah del krimineli për vrasje të katërfishtë nga burgu dhe ti thua qëe s’kam timonin e drejtësisë. Hahahah për çfarë erdhe në pushtet apo për të bërë llaç edhe tulla?”, shkruan komentuesi.
Pas kësaj Rama i përgjigjet:
“Mos u zgërdhi shumë se na keput ndonjë nerv e të mbetet goja kantato! Timonin e drejtësisë ky sistem i’a jep pushtetit gjyqësor dhe i’a ndalon me Kushtetutë e me ligj qeverisë, që ta marresh
vesh zotrote, ndërsa qeveria dhe une kemi ndërmarrë reformën më të thellë të drejtësisë, pikërisht që të pastrohet sistemi nga fundërrinat që e morën peng 30 vjet. Ky proces ka nisur dhe do kërkojë mundimin e kohën e vet, kështu që fute gjuhën brenda dhe mblidhi buzët e shqyera
vesh me
vesh, se shtetbërja s’është llaf goje.”./albeu.com/
Shtuar më 10/02/2019,
ora 13:25