"Tezja" e kokainës me pasaportë amerikane, u vëzhgua kur fejoi djalin
Zbardhen udhëtimet në tri kontinente të Valentina Tufinës, e dyshuar si "truri" i një rrjeti trafiku heroine dhe kokaine nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian. E njohur me nofkën "Tezja" rezulton që në harkun kohor të më pak se një muaji ka bërë të paktën shtatë udhëtime, në disa vende të Europës, në Kinë, Australi dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në dokumenton që "GSH" disponon rezulton se inxhinierja kimiste, më datë 23 korrik 2013">2013, ka udhëtuar nga Tirana në drejtim të Sllovenisë. Kohëzgjatja e udhëtimit, 1 orë e 20 minuta.

Po atë ditë, në fluturimin e saj tranzit, ka udhëtuar nga Lubjana, Slloveni në drejtim të Gjermanisë, ku është ndaluar në aeroportin e Mynihut. Të nesërmen, më datë 24 korrik 2013">2013, Valentina Tufina ka udhëtuar nga Gjermani në drejtim të aeroportit Beijing në Pekin të Kinës.

Udhëtimi ka zgjatur 9 orë e 55 minuta. Më 25 korrik 2013">2013, kimistja ka udhëtuar sërish. Nga aeroporti Beijing në Kinë, në drejtim të aeroportit Shangai Pudong, po të Kinës, udhëtimi ka zgjatur 2 orë e 10 minuta. Shangai Pudong, nuk ka qenë destinacioni final, pasi po atë ditë tranzit ka udhëtuar në drejtim të Melburnit në Australi. Udhëtimi ka zgjatur 10 orë e 55 minuta. Pra, nisja është bërë më 25 korrik ndërsa ka mbërritur në Australi mëngjesin e 26 korrikut. Për afro tre javë, Valentina Tufina, ka qëndruar në Melburn.

Ndërsa më 15 gusht 2013">2013, ka udhëtuar nga Melburni në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka zbarkuar në ae-roportin e Los Angelos. Po këtë ditë, tranzit niset në drejtim të Detroitit ku duket se është dhe destinacioni përfundimtar, të paktën përkohësisht, pasi mendohet që shumë shpejt të ketë dalë nga ky shtet duke udhëtuar sërish në drejtim të Europës.

Sipas prokurorëve të Krimeve të Rënda, gruaja udhëtonte shpesh dhe mendohet se në këtë mënyrë, arrinte të krijonte lidhje për të bërë të mundur trafikun e kokainës dhe heroinës. Nga të dhënat e para rezulton, se Valentina Tufina, që nga anëtarët e rrjetit kriminal, njihet me nofkën 'tezja', administronte sasitë dhe çmimet e drogës. Prokurorët konfirmojnë se gruaja bashkëpunonte në Shqipëri me Gëzim Celaj, i shpallur tashmë në kërkim, që njihet si 'baron' i drogës, një njeri që shpesh është përballur me drejtësinë shqiptare, por gjithmonë ka triumfuar përballë saj, duke përdorur manovra nga më të ndryshmet.

Valentina Tufina, veç rolit kyç në rrjetin e trafikut, mendohet se është njohëse e mirë e cilësisë së drogërave të forta e për këtë shkak, dukej se u shërbente jo pak trafikantëve. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2014, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori