Teuta Sahatqija ne krye te ORA-s
Albeu.com
Në Kongresin e jashtëzakonshëm, të mbajtur të dielën në Prishtinë, delegatët e Partisë Reformiste ORA me shumicë votash kanë zgjedhur Teuta Sahatqijan kryetare të kësaj partie.
Në Kongres, ku kanë marrë pjesë 300 delegatë, është miratuar edhe statuti i ri i partisë, si dhe vizioni social-demokrat. Mirëpo me gjithë paralajmërimet nuk është ndryshuar emri i partisë, në atë Partia Social Demokrate ORA, pasi që një gjë e tillë nuk u përkrah nga shumica dërmuese, dhe kjo është lënë të diskutohet në një fazë tjetër.
Kryetarja Sahatqija, e cilësoi këtë kongres si fillim të vizionit të ri për këtë parti, ndërsa punimet e Kongresit dhe zgjedhjen e udhëheqësisë së re e ka përshëndetur edhe ish-kryetari Veton Surroi, i cili pati dhënë dorëheqje si pasojë e humbjes në zgjedhjet e 17 nëntorit. (Telegrafi)
Shtuar më 03/03/2008, ora 03:01
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori