Teuta Sahatcija, nenkryetare e LDK-se
Albeu.com
Kryetarja e Partisë Reformiste ORA, Teuta Sahatçija, ka vendosur përfundimisht t’i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës.Para Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila po ashtu i ka bërë ofertë partisë ORA, Sahatçija, siç bën të ditur e përditshmja “Zëri”, ka zgjedhur LDK-në. Siç bën të ditur kjo gazetë Sahatçija ka pranuar ofertën e LDK-së, që të jetë nënkryetare e kësaj partie. “LDK i ka ofruar Teuta Sahatçisë postin e nënkryetares dhe ajo e ka pranuar atë. Lajmin do ta bëjë të ditur vetë ajo në mbledhjen e Kryesisë, që ORA do ta mbajë këto ditë.
Shtuar më 20/02/2010, ora 23:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori