Tetove, protesta studentore per te drejtat e shqiptareve
Pëlqej
Albeu.com
Studentët e Universitetit Shtetëror të Tetovës, do të hidhen sot në protestë në mbështetje të të burgosurve të Bordecit, si dhe për mbylljen e proceseve gjyqësore të kthyera nga Tribunali i Hagës.Në protestën me moton "Drejtësi për të gjithë" sipas organizatorëve do të kërkohet edhe ndalimi i diskriminimit të shqiptarëve si dhe zgjidhjen e statusit të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës të UÇK-së.

“Në kërkesën e studentëve të USHT dhe LQSH kemi mbështetjen dhe të studentëve të “Evropës Juglindore” UJEL. Kërkesat e studentëve janë legjitime dhe të drejta në mbrojtje të lirive të qytetarëve të pafajshëm nga fshati Brodec. Po ashtu ngremë zërin edhe kundër rasteve të kthyera nga gjykata e Hagës, të cilat me qëllime të caktuara pushtuesit sllav të Maqedonisë tonë ngrenë akuza të pa drejta kundër Shqiptarëve. Prandaj i ftojmë të gjithë qytetarët e Maqedonisë të na bashkëngjiten me rastin e kësaj proteste masive që do të mbahet në Tetovë, ditën e premte në ora 14h”, thuhet në njoftimin e Parlamentit të studentëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Parlamenti i USHT-së i mbështetur edhe nga UEJL-ja kërkon më shumë drejtësi për shqiptarët e Maqedonisë. Protesta mbështetet edhe nga disa shoqata. (start)
Shtuar më 07/11/2008, ora 19:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori