Tetove; incidente, rrahje, arrestime
Albeu.com
01:32 - Situata në Tetovë është qetësuar pas një sërë inicidentesh që kanë ndodhur para dhe pas tubimit elektoral të BDI-se në Tetovë. Vetëm 24 orë para heshtjes zgjedhore, situata sa nuk doli nga kontrolli.Aktivistë të PDSH, para tubimit elektoral të BDI-së në shehshin e Tetovës, rrahën dy simpatiantë të kësaj partie në Novosellë, ndërsa njësiti policorë ALFA burgosi shtatë të tjerë, të cilët i liroi më vonë.

Situata në Tetovë është qetësuar pas një sërë inicidentesh që kanë ndodhur para dhe pas tubimit elektoral të Bashkimit demokratik në Tetovë. Vetëm 24 orë para heshtjes zgjedhore, mbrëmë në Tetovë, situata sa nuk doli nga kontrolli. Incidentet nisën midis aktivistëve të BDI dhe PDSH, dhe më vonë u involvuan edhe pjesëtarët e njësitit policorë ALFA.
Burime të BDI kanë njoftuar se aktivistë të PDSH, kanë penguar banorët e fshatit Novosellë të marrin pjesë në tubimin e tyre. Sipas BDI, një grup aktivistësh të PDSH, në krye me Elvir Isenin, djalin e kryetarit të Këshillit Gjyqësor Republikan, me armë kishin kërcënuar fshatarët duke shtënë me armë në ajër dhe më pas me kondakun e pushkës kishin rrahur dy prej tyre. Policia e konfirmoi inicdentin, por nuk ka përmendur sulmuesit.
Kryetari i shtabit zgjedhor të BDI, Izet mexhiti, deklaroi se është për të ardhur keq si PDSH involvon strukurat e shtetit, siç është rasti me MPB, për të shkaktuar incidente. "Për herë të fundit ftoj Grevskin dhe ministren Jankullovska, që ta kryejnë detyrën ashtu si duhet", tha Mexhiti.
Një incident tjetër tensionojë jashtë mase situatën dhe ekzistonte rreziku që të shpërthente në dhunë. Menjëher pas mbarimit të tubimit, pjesëtarët e njësitit policorë ALFA, kishin burgosur disa aktivistë të BDI. Në shenjë proteste pjesëmarrësit e tubimit u mblodhën para Monopolit të Tetovës, duke kërkuar lirimin e të arestuarve. Ish deputeti i BDI Safet Neziri akozoi ALFA-t se pa kurrëfarë shkaku kidnapoi aktivistët e tyre.
Pretestuesit për një orë bllokuan të gjitha rrugët e qytetit deri sa policia nuk e liroi të arestuarin. Ai akuzohej për pjesëmarrje në një rrahje me disa të rinjë maqedonas.
Zëdhënësja e BDI Ermira Mehmeti, thotë se burgosja e aktivistëve të BDI është bërë më qëllim për të provokuar incidente. "Ky ishte një nga ato ", tha Mehmeti. (alsat/albeu)



23:54 - Akoma mbeten te arrestuar 3 aktiviste te BDI-se nga Kumanova nderkohe qe 4 te arrestuarit nga Shkupi jane liruar. Situata vazhdon te jete e tensionuar.

23:11 - Burime per Albeu.com nga Tetova pohuan se sapo eshte zhbllokuar dalja nga Tetova pas lirimit nga ana e policise e te te arrestuarve. Nderkohe qe situata vazhdon te jete e tensionuar.

Dy policet e marre peng, jane liruar por identiteti i tyre nuk u be i ditur por thuhet qe ishin shqiptare.

22:36 - Burime per Albeu.com nga Tetova pohuan se eshte bllokuar dalja nga Tetova pas arrestimit te tre simpatizanteve te BDI-se. Burimi verteton se simpatizantet kane marre peng 2 police.

Situata ka eskaluar pas marrjes peng te disa aktivisteve te BDI-se te cilet kishin marre pjese ne tubimin e sotem ne tetote te Bashkimit Demokratik per Integrim.

Nga ana tjeter, lideri i PDSH-se ne Top Story te Top Channel, pranoi se ka intervenuar policia por e justifikoi duke thene se jane arrestuar persoan qe isihin te armatosur me Kallashnikov. (Albeu.com)
Shtuar më 30/05/2008, ora 04:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori