Tetove, ik nga burri diten e dasmes
Albeu.com
Një ngjarje skandaloze ka ndodhur gjatë kësaj jave në Tetovë, kur nusja në momentet e fundit i ikë burrit nga shtëpia. Rrëfimi për këtë ndarje të papritur bëhet i ditur për agjencinë e lajmeve INA nga njohës të kësaj ngjarje.Çifti i ri po jetonte jashtë vendit, nusja në Danimarkë dhe burri në Gjermani. Njohja dhe lidhja e tyre ishte bërë nëpërmjet lidhjeve familjare, mirëpo dy të rinjtë ishin njohur paraprakisht.

“Derisa çifti bëhej gati për t`u nisur në restorantin ku ishte organizuar ahengu, nusja ishte larguar nga shtëpia e burrit. Pas kërkimit të bërë në ambientet e shtëpisë, burri ka kuptuar se i ka ikur nusja dhe menjëherë janë alarmuar familja, e cila ishte në ahengun e organizuar në një nga restorantet e Tetovës”, bëjnë të ditur burime të afërta me këtë ngjarje.

Prindërit e djalit menjëherë kanë ndërprerë ahengun duke i bërë me dije dasmorëve dhe mysafirëve për prishjen e dasmës. Nusja e ikur siç bëhet e ditur ishte tretur drejt Danimarkës me një dashnorë të saj, të njohur që më parë.
Shtuar më 22/07/2010, ora 13:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori