Sërish numër i lartë infeksionesh në vend (VIDEO)

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 82 raste të reja me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë thekson se situata tek Infektivi është serioze, teksa vijon shtimi i pacientëve.

Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rënde.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar në 1832 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1273 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.


Shtuar 9.07.2020 08:36