Tetë shqiptarë në pranga, zbulohet laborator droge në Greqi
Tetë shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në një operacion të dy ditëve më parë, në Vougla, afër Athinës.

Sipas medieve të vendit fqinj, janë arrestuar 8 shqiptarë si dhe është zbuluar një shtëpi e braktisur në të cilën ndodhej një laborator droge.

Me teknologji të lartë, në të përpunohej kanabis sativa.

Operacioni u shtri në disa zona e lagje afër Athinës si Vougla, Vyrona, Nea Smyrni, Ano Glyfada apo Avlona të Atikës.

Përveç 8 të arrestuarve, ka dhe 7 të akuzuar si anëtarë të kësaj organizate kriminale teksa 2 të tjerë janë ndaluar në paraburgimet ku kanë qenë.

Në total Policia greke i ka sekuestruar kësaj organizate kriminale

-(1,800) fidanë të kanabisit,

-(1) kilogram dhe (355.8) gram kokainë,

-(43) kilogramë dhe (300) gram gjethe kërpi,

-(45) kërcej kërpi,

-(510) gram pluhur me përbërje kimike të panjohur të përshtatshme për falsifikim të kokainës,

-(6) makina,

-(11,505 EUR),

-pistoletë me gëzhojë dhe (41) gëzhoja,

-(2) grushta hekuri,

-(2) peshore precize, (16) pajisjet mobile, gjithashtu pajisje të plota dhe monitorim të ventilimit, elektrifikimit dhe ndriçimit të laboratorëve – kopësht kultivimin e kërpit hidroponik (llambat, dehumidifikuesit, tubat e ventilimit, instrumentet automatike të ujitjes, etj).
Shtuar më 05/12/2020, ora 17:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori