Zidane gjithnjë e më pranë PSG-së, takim në Paris me Leonardon

Zidane duket shumë pranë stolit të PSG-së.

“La Parisien” flet për një takim midis teknikut francez dhe drejtorit sportif të klubit të Parisit Leonardo, në hotelin “Zizou” në kryeqytet. Takimi përflitet se është bërë për t’i bërë një ofertë Zidane për të drejtuar klubin e PSG-së në fund të sezonit.

Megjithatë çdo gjë mund të ndryshojë për shkak se dhe Pochettino ka folur dje pas humbjes ndaj City duke deklaruar se thashethemet janë gjithmonë në futboll dhe se ai është i lumtur në Paris./h.ll/albeu.com


Shtuar 25.11.2021 15:18