Tetë apartamente të shkrumbuara nga zjarri në Gramsh, persona të lënduar (VIDEO)
Një zjarr i madh ka rene sonte ne mbrëmje në një apartament ne Gramsh, dyshohet si pasojë e shpërthimit të një bombule.

Sipas raportimeve te para, 8 apartamente te pallatit ku ra zjarri janë shkrumbuar ndërsa mësohet se ka disa persona të lënduar lehtë dhe dëme të mëdha materiale.

Zjarri është i fuqishëm dhe ka rënë në katin e tretë të pallatit. Zjarrfikëset kane shkuar në vendin e ngjarjes.

Në një komunikim për Report Tv, kryetarja e bashkisë Gramsh Luljeta Dollani ka deklaruar se situata është problematike. Sipas saj zjarri ka qenë shumë i fuqishëm ku ka shkrumbuar 8 apartamente.

“Situata është problematike. Dy zjarrfikëse dhe një tjetër nga Gramshi po përpiqen të neutralizojnë flakët. Në dijeni time nuk ka persona të lënduar por dëme të mëdha materiale. Nga flakët janë përfshirë 8 apartamente të shkrumbuara”, u shpreh Dollani.

E pyetur se çdo të bëhet me familjet, shtëpitë e të cilëve janë përfshirë prej mëse 1 ore nga zjarri, Dollani është shprehur se do bashkia do të përpiqet për të gjetur një mënyrë për strehimin e tyre.

“Do të gjejmë mundësinë për të strehuar këto familje. Flakët po vihen nën kontroll dhe nuk ka rrezikshmëri që flakët të përhapen më tej”, tha Dollani. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2017, ora 22:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori