Terrorizoi lagjen në Tiranë me pistoletë, i arrestuari është vëllai i ish-deputetit socialist

Policia e Tiranës arrestoi sot një 48 vjeçar, i cili u raportua nga qytetarët që po qëllonte me armë nga një makinë gjatë natës në kryeqytet.

I arrestuari është Altin Isaraj, i cili ishte duke udhëtuar në makinë edhe me disa persona të tjera.

Ai është vëllai i ish-deputetit socialist Arben Isaraj, i cili sëfundmi ka qenë në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave.

Një vit më parë, Isaraj dha dorëheqjen nga detyra pasi i vëllai i tij ishte arrestuar për trafik droge.

Gjykata kishte dhënë vendimin "arrest shtëpie" për vëllain e Isarajt pas arrestimit të vjetshëm, por ai jo vetëm që e theu masën e sigurisë, por edhe u kap duke qëlluar me armë në Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2019, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori