Terrorizoi lagjen me kallashnikov, arrestohet i “forti” i Lezhës
Pëlqej
Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Lezhës. Mësohet se i arrestuari është Dritan Ndreca.

Ai mësohet se ka shtirë me armë zjarri në ajër pa ndonjë arsye, duke terrorizuar fshatin Lalm.

Në cilësinë e proves materiale iu sekuestrua 1 armë zjarri automatik , 79 fishekë dhe 2 krehëra .

Në vijim të hetimit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dritan Ndreca, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” parashikuar nga neni 278/4 dhe 274 të Kodit Penal.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

Shtuar më 13/08/2017, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori