I maskuar me paruke dhe fustan, momenti kur autori i vë tritolin lokalit të efektivit në Shkodër (VIDEO)

Gjatë natës i është vënë tritoli lokalit të efektivit në Shkodër, Ndrek Rrasa. Nga pamjet e siguruara nga Albeu.com shihet momenti kur autori, me paruke dhe fustan, pasi vë tritolin djeg dhe furgonin e parkuar aty pranë.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion Paraprak

Rreth orës 02:20, në fshatin Grudë e re, Shkodër,  ka shpërthyer lëndë plasëse në derën e lokalit të shtetasit N. Rr. 46 vjeç , banues në fshatin Grudë e re, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Shkodër.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale në lokal si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij autobus, i parkuar para lokalit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon  për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarje./albe.com

Ndrek Rrasa, polici
Ndrek Rrasa, polici