Gjykata Kushtetuese nuk e shkarkoi, Meta: Mezi po pres 24 korrikun

Presidenti Ilir Meta nuk u shkarkua nga Gjykata Kushtetuese. Vendimi u mor dy ditë më parë, ndërsa sot Meta ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se mezi po pret 24 korrikun, ditën kur përfundon mandatin e presidentit, për t’u rikthyer në krye të LSI-së.

“Zoti dhe populli i 2 Marsit e ruajnë dhe e mbrojnë Shqipërinë!

Ndjenja e shqiptarëve për të reaguar ndaj një arrogance që synon t’i frikësojë, t’i depersonalizojë edhe t’i largojë nga vendi, është e jashtëzakonshme.

Situata po ndryshon me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe me një dinamikë të shkëlqyer.

Unë mezi po e pres 24 korrikun 2022”, shkruan Meta./albeu.com


Shtuar 18.02.2022 13:16