Terrori në lokalin e tallavasë, kapet pas tre muajsh autori
Pëlqej
Ishte duke tentuar për të hyrë nga Greqia në Shqipëri, por udhëtimi iu ndërpre përgjysme kur punonjësit e policisë kufitare të Kapshticës e pikasën dhe arrestuan.

Bëhet fjalë për 23-vjeçarin, Eljaso Çela, banues në Tiranë, i cili dyshohet si pjesëmarrës në një atentat në Ujin e Ftohtë në Vlorë tre muaj më parë ku u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Njoftimi i policisë


Shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim: Eljaso Çela, 23 vjeç, banues në Tiranë (me precedent të mëparshëm kriminal).

Ndalimi i tij u bë pasi, ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e datës 20.04.2017, ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku në ambjentet e një lokali është vrarë me armë zjarri shtetasi Ergys Gjioveshaj si edhe janë plagosur tre shtetas të tjerë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas mund të ketë konsumuar elementë të veprave penale : “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 79/dh; 278 të Kodit Penal.

Veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me këtë rast i ndjek Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.
Shtuar më 17/07/2017, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori