Terrori në Durrës, e vërteta e rrahjes së fëmijës dhe hyrja me armë në Qendrën e Votimit (FOTO & VIDEO)

Dy ngjarje të rënda ndodhën gjatë orëve të para të ditës së sotme në Durrës, ku fillimisht një fëmijë u rrah nga administratori i PS dhe më pas u njoftua se një 53 vjeçar kishte hyrë me armë në Qendrën e Votimit.

Ngjarjate kanë ndodhur në Katund të Ri në Durrës dhe albeu.com mëson se të dyja janë të lidhura me njëra-tjetrën duke patur si si pikënisje momentin e rrahjes së fëmijes nga administratori socialist pasi ai kishte thirrur "Rama Ik".

Siç mëson Albeu.com, në momentin që është rrahur fëmija, persona të afërm të tij kanë goditur administratorin e PS-së. Sheri është zgjeruar dhe aty kanë marrë pjesë edhe mbështetës të administratorit socialist.

momentin që ka parë sherrin, 53 vjeçari i arrestuar nga policia, Ramiz Bakanaçi ka marrë armën dhe ka hyrë ne Qendrën e Votimit për të kërkuar personat që i kishin rrahur të afërmit e tij që më parë kishin goditur administratorin socialist.

Policia nuk dha detaje se në çfarë rrethanash u arrestua Bakanaçi duke theksuar se ishte kapur me armë në Qendrën e Votimit. /albeu.com/


Shtuar më 30/06/2019, ora 13:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori