Mbrëmja e djeshme janë grabitur 3
biznese në
Gjirokastër.
Burimet bëjnë me dije se
vjedhjet kanë ndodhur në harkun kohor brenda 2 orësh, prej orës 02:30-04:30!
Persona ende të paidentifikuar kanë marrë shuma të konsiderueshme parash.
Për tre
vjedhjet nuk ka pasur një njoftim zyrtar, por janë shoqëruar në Komisariat dy persona të moshës 30-35 vjeçar, të komunitetit rom, të cilët dyshohet se janë autor të vjedhjeve.
Mësohet se të ndaluarit janë me precedent të mëparshëm penal. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2021,
ora 16:30