Që prej mëngjesit të 26 Nëntorit, kur vendi u godit nga një tërmet 6.3 ballë, janë
shënuar plot 1260 nëngoditje të tjera
sizmike.
“Këto pasgosditje nuk kanë asnjë efekt në dëmtime strukturore”, tha sizmologu.
Por Rrapo Ormeni thotë se trendi i tyre ka ardhur në rënie, çka dëshmon se vala
sizmike po shkon drejt shuarjes.
“Sa më i madh tërmeti aq më të mëdhenj janë edhe pasgoditjet dhe janë
shënuar disa pasgoditje të mëdha. Ky është një tregues i mir që kjo energji atje po clirohet deri sa të stabilizohet plotësisht”.
Mëngjesin e së shtunës është
shënuar një tërmet 3.1 ballë në zonën e Korçës, por Ormeni thotë se nuk ka lidhje mes dy fenomeneve, pasi ndodhen në pllaka tektonike të ndryshme.
“Tërmete të tillë bien gjatë ditës disa, s’kanë lidhje këto lloj thyerje me njera-tjetrën. Aktivizimi i Korcës është një thyerje tjetër, aktivizohet më vete”.
Sizmiologët qetësojnë duke thënë se gjithsesi në Tiranë apo zona të tjera që ndodhen më larg epiqendrës nuk ka vend për panik, pasi lëvizjet nuk janë të rrezikshme./tvklan
Shtuar më 30/11/2019,
ora 17:59