Tërmeti zbut Erdoganin, falenderon publikisht Greqinë
Tërmeti si fuqishëm që preku Turqinë dhe Greqinë, ka zbutur tonet mes dy shteteve.

Pas telefonatës me Kyriakos Mitsotakis, edhe presidenti turk Regep Taip Erdogan i ka shprehur Greqisë dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, ngushëllimet për viktimat që la pas tërmeti që shkundi dy vendet fqinje, paraditen e kësaj të premteje.

"Faleminderit Z. Kryeministër, edhe unë i shpreh ngushëllimet e mia gjithë Greqisë në emrin tim dhe popullit turk.

Turqia është gjithmonë e gatshme të ndihmojë Greqinë të shërojë plagët e saj.

Solidarizimi i dy vendeve tona fqinje në këto kohë të vështira është më e vlefshme se shumë gjëra të tjera në jetë", shkruan Erdogan në tëitter.


Shtuar më 30/10/2020, ora 19:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori