Tërmeti tragjik vendos paqe mes Turqisë e Greqisë, Athina vetëofrohet për ndihmë

Tërmeti i fuqishëm që goditi sot Izmirin dhe ishullin grek të Samos, ka vënë paqen mes dy vendeve.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, duke i përcjellë ngushëllimet e tij të përzemërta për humbjen e jetëve duke dërguar një mesazh uniteti midis dy popujve.

Edhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka kontaktuar me telefon homologun turk, Mevlüt Çavuşoğlu, menjëherë pas tërmetit të madh në Egje dhe shprehu gatishmërinë e Greqisë për të ndihmuar në procesin e evakuimit të qytetarëve, banesat e të cilëve janë shkatërruar në rajonin e Izmirit.

“Pas tërmetit të Samos dhe Smyrna, Ministri i Jashtëm Nikos Dendias kontaktoi homologun turk M.Cavusoglu dhe shprehu gatishmërinë e qeverisë greke për të dërguar drejtpërdrejt forcat EMAK në Turqi për të ndihmuar qytetarët e bllokuar”, thotë Ministria e Jashtme greke.

Shtuar më 30/10/2020, ora 16:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori