Tërmeti tragjik në ishullin grek, gjenden të vdekur edhe dy adoleshentë
Vazhdojnë kërkimet në rrënojat e shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm në ishujt grekë.

Dy adoleshentë përkatësisht 17 dhe 15 vjeç, gjetën vdekjen në ishullin grek të Samos pas tërmetit shkatërrimtar.

Adoleshentët u zunë nga një mure që u shemb pas lëkundjeve të forta.

Djali u nxorr i vdekur nga rrënojat, ndërsa pak më vonë gjeti vdekjen edhe vajza, pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga mjekët.

Në të njëjtën kohë, një aeroplan i Ministrisë së Shëndetësisë ka transportuar me urgjencë një fëmijë 14 vjeçar, me fraktura të rënda.

Adoleshenti është transportuar drejt spitalit të Athinës.

Fëmija i tretë u plagos gjetkë dhe nuk kishte lidhje me tragjedinë dy fëmijëve të tjerë të vdekur.
Shtuar më 30/10/2020, ora 17:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori