Tërmeti shkundi Ballshin dhe Beratin, banorët fajësojnë kompanitë e naftës

Instituti i Sizmiologjisë ka raportuar për një tërmet prej 3.4 ballësh në malin e Shpiragut mëngjesin e sotëm, por banorët e Ballshit mendojnë ndryshe.

Nga mesazhet që kanë ardhur në redaksinë e Albeu.com, banorët dyshojnë se tërmeti nuk ka ndodhur për shkaqe natyrale, por se është nxitur nga kompanitë që bëjnë kërkim për naftë në zonë.

"Nuk ishte tërmet ai. 100 për qind është Bankersi. E kemi ndjerë shumë të fortë, na u trondit shtëpia"., - shprehet P. Shametaj për Albeu.com.

Wshtë e disata herë që bie tërmet në të njëjtën zonë gjatë muajve të fundit ndërkohë që një kompani e huaj vijon kërkimet për naftë në zonën pranë epiqendrës së tërmetit duke i bërë banorët të besojnë se shtëpitë e tyre po lëkunden pikërisht nga ky shkak. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2017, ora 09:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori