Tërmeti shkund Maqedoninë, lëkundjet ndjehen shumë edhe në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës rihter ka rënë në Maqedoni.

Lëkundjet ishin aq të forta sa janë ndjerë edhe në territorin shqiptar.

Sipas të dhënave të EMSC-së, bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 5 dhe thellësi 10 km. Epiqendra ka qënë në vendin e quajtur Kosel, 12 km nga Ohri dhe 90 km nga Tirana.

Sipas dëshmive të para lëkundjet janë ndjerë ndjeshëm në Tiranë dhe Korçë.

Deri në këto momente nuk raportohen dëme materjale apo në njerëz, por vlen për t’u theksuar se lëkudjet kanë shkaktuar panik tek qytetarët sidomos ato në katët e larta. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2017, ora 13:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori