Aludimet ishin të vërteta, Dafina dhe DJ Geek i japin fund lidhjes së tyre

Dafina Zeqiri dhe Dj i saj, Geek ishin ndër çiftet më të këndshme të showbizit shqiptar. Veç se ishin të pandarë si në përditshmëri, në punë dhe në koncerte, çifti kënaqnin ndjekësit me postimet e bukura dhe dedikimet speciale.

Por distanca mes çiftit ishte e dukshme kohët e fundit dhe Albeu.com ishte i pari që e vuri re. Edhe pse u duk se pasi u hoqën nga rrjetet sociale, pati një ribashkim duke u bërë sërish follow, e vërteta duket se është ndryshe.

Burime ekskluzive për “WHO”, nga Prishtina, kanë treguar se Dafina i ka dhënë fund lidhjes me Geek për shkak se dyshja nuk po funksiononte më. Duke qenë së dyshja ende ndiqen në rrjete sociale, na bën të mendojmë se gjithçka ka përfunduar në mënyrë paqësore.

Nëse kjo gjë është e vërtetë, nuk dihet nëse ata do të vazhdojnë të mbeten bashkëpuntorë në muzikë apo do të ndërpresin gjithçka.