Tërmeti shkatërron spitalin në Kroaci: Nënat me foshnjet në duar përfundojnë në rrugë (FOTO LAJM)
Ditën e sotme një tërmet i fuqishëm me magnitutë 6.4 goditi Kroacinë.
Mediat vendase bëjnë me dije se
tërmeti ka shkaktuar dëme të
mëdha edhe nëpër spitale, sidomos në atë të Zagrebit, ku pacientët dhe mjekët dolën të gjithë në rrugë.
Pas
tërmetit disa prej tyre u mblodhën përpara
Spitalit Holy Spirit, ku shihen të qëndrojnë në barrela, ndërsa ka edhe nëna me fëmijë të vegjët që qëndrojnë të mbuluar me batanie jashtë
spitalit nën teperaturat e ftohta të dimërit.
Sipas infromacioneve, njoftohet se rreth 20 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa një vajzë vetëm 12 vjeç ka humbur jetën shkak i
tërmetit shkatrimtar. Nga forca e madhe goditës në disa zona të qyteti ka pasur të çara edhe në asfaltin e rrugëve.
Pas
tërmetit drejtori i
spitalit të Sisakut, Tomislav Dujmenović, iu shpreh për HRT se dëmet në
spitalin e këtij qarku nga
tërmeti i fortë janë të
mëdha.
Shtuar më 29/12/2020,
ora 16:45