Tërmeti shkaktoi panik te qytetarët, por jo te nënat dhe mjekët në marternitetin e Tiranës (VIDEO)
Tërmeti i sotëm shkaktoi panik të madh te qytetarët. Por kjo gjë nuk ka ndodhur me mjekët dhe stafin e maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Përmes një postimi në Facebook, mjekja Anika Dokle tregon situatën në spitalin në fjalë dhe se si stafi i tij është ende në gatishmëri për lindje të reja.

"Ne jemi tërmeti i tretë… Inkurajojmë nënat e reja në një ditë të vështirë si kjo e sotmja", shkruan mjekja Anika Dokle në postimin e saj, teksa publikon edhe një video ku shfaqet duke kërcyer me kolegët e saj si dhe me gra që presin të bëhen nëna.
Shtuar më 21/09/2019, ora 22:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori