Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha tek "Koço Gliozheni", të çarat mbulohen me çarçafë (FOTO LAJM)

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktima dhe rreth 1 000 të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Krahas Durrësit, edhe Tirana duket të ketë pësuar dëmë të mëdha në disa godina.

Imazhet e publikuara nga ish-deputeti i PD Bardh Spahia tregojnë se si është çarë godina e spitalit Obsetrik-Gjinekologjik "Koço Gliozheni" në Tiranë.

foto duken mure dhe dysheme të çara, të cilat mbulohen me çarçafë që përdoren në operacione për të mos frikësuar nënat që ndodhen aty.

Një ditë pas tërmetit në këtë godinë është bërë një inspektim nga Instituti i Ndërtimit, të cilët kanë kërkuar riparimin e mureve, pasi nëse do të ketë lëkundje të tjera mund të ketë zhvendosje.

Dëmti gjithashtu ka pësuar edhe korridori që bën lidhjen mes dhomave dhe sallave të operacionit. /albeu.com

Shtuar më 05/12/2019, ora 11:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori