Pas tërmetit "shkundet" shteti, prokuroria nxjerr 19 urdhra arresti për ndërtues dhe zyrtarë
Pas ultimatumit të prokurorit të përgjithshëm Olsian Cela, grupet e hetimit për tërmetin në Durrës firmosen 17 urdhëra ndalimi ndaj disa ish zyrtarëve të Aluiznit.

Por jo vetwm, urdhwrndalimet janw dhwnw edhe për vrasje, ndërsa të tjerët akuzohen për shpërdorim detyre për ndërtim pa leje.

Vala e arrestimeve preku të dyshuarit që janë përfshirë gjatë kontrollit të objekteve në zonën e Konvalishencës, tek pallati gjashtë katësh, hotel “Mira Mare” dhe ish hotel “Tropikal”, ku edhe autoritetet pasi ishin larguar jashtë vendit menjëherë pas tërmetit.

Prokurorët mendojnë që të dyshuarit me detyrën e funksionarëve publike kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, përfshirë në këtë rreth të implikuarish dhe projektues, mbikqyrës punimesh dhe kolaudues.
Shtuar më 14/12/2019, ora 16:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori