Bulqiza “vishet” me të bardha në pranverë, dëbora mund të dëmtojë të mbjellat

Bulqiza është mbuluar nga dëbora këtë të mërkurë.

Gjatë dy ditëve të fundit temperaturat janë ulur ndjeshëm në të gjithë vendin, duke sjellë reshje shiu dhe dëborë në zonat malore.

Dëbora dhe temperaturat e ulëta ndikojnë negativisht tek të mbjellat, në bujqësi si dhe mund të shkaktoje dëme në drutë frutore të cilat tashmë kanë çelur.

Ndërkohë nga autoritetet përkatëse mësohet se nuk ka probleme me rrugët nacionale dhe ata rurale./albeu.com/


Shtuar 5.04.2023 09:40