Tërmeti: Nën rrënoja gjendet edhe një 14 vjeçar shqiptar, dërgohet me urgjencë në spital
Një tërmet i fuqishëm ka prekur Greqinë dhe Turqinë ditën e sotme ku deri tani rezultojnë sipas mediave greke 17 viktima.

Dyshohet se mes të plagosurve nga tërmeti i shkallës 7, që ra sot në Detin e Egje, dhe goditi kryesisht qytetin e Izmir në Turqi, si dhe ishullin grek Samos, raportohet se është edhe një 14 vjeçar shqiptar.

Bëhet fjalë për djalin me inicialet E.M nga Lezha, i cili ka pësuar goditje në kokë, ka një krah të thyer dhe ka marrë dëmtime në këmbë.

Mësohet se ai është transportuar me helikopter drejt Athinës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar, pas lëndimeve.

14-vjeçari shqiptar i identifikuar me inicialet E. M., është plagosur teksa ishte duke u kthyer nga shkolla, pasi nga goditjet e tërmetit një mur është shembur dhe e ka zënë poshtë.
Shtuar më 30/10/2020, ora 23:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori