Termeti ne Tirane, 3.7 balle
Albeu.com
Kryeqyteti është lëkundur nga një tërmet në orën 08.23 të mëngjesit. Sipas të dhënave të para epiqendra e tërmetit ka qenë në Shëngjergj të Tiranës. Tërmeti ka qenë me magnitudë tre ballë.Lëkundjet e tërmetit u ndjenë për disa sekonda, ndërkohë që lajmi është konfirmuar nga Instituti i Sizmiologjisë.

Llambro Duni, shef departamenti në Institutin Sizmiologjik tha se tërmeti që ra në Tiranë ishte me magnitudë 3.7 ballë. Sipas tij, epiqendra e tërmetit ka qenë 12 km në jug të Bulqizës dhe në lindje të Shëngjergjit. Duni tha se ky tërmet mund të quhet një tërmet normal, dhe nuk ka shkaktuar asnjë dëm. Tërmeti lëkundi Tiranën në 08:22 të mëngjesit të sotëm.
Shtuar më 12/02/2010, ora 14:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori