Tërmeti në Shqipëri, reagon Mogherini
Shqipëria është tronditur nga një tërmet me magnitudë 5.8 ballë, duke shkaktuar panik te qytetarët.

Në lidhje me tërmetet e fuqishme, ka reaguar edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca. Ky i fundit ka dhënë lajmin se shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian Federica Mogherini i ka shprehur solidaritet Ramës për situatën e tërmeteve.

Me anë të një lajmi të publikuar në "Twitter", Soreca thotë se Mogherini shpreh solidaritetin e saj të plotë me kryeministrin Edi Rama për tërmetet në Shqipëri.

Federica Mogherinimesazhin e saj shprehet se uron që të gjithë të lënduarit nga lëkundet sizmike të mund të shërohen sa më shpejt.

"Uroj që të plagosurit nga tërmeti të shërohen sa më shpejt. Solidarizohem me kryeministrin Rama për këtë situatë. Bashkimi Europian është i gatshëm të ndihmojë Shqipërinë për të rimarrë veten", thotë ndër të tjera në mesazhin e saj Mogherini.
Shtuar më 22/09/2019, ora 20:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori